Telegrafi

Shkenda Dubova ngacmon ndjekësit me disa poza provokuese

Ka një kohë të gjatë që është shkëputur nga skena muzikore shqiptare.

Fjala është për artisten nga Gjilani, Shkenda Dubova, e cila prej vitesh nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, ajo ndiqet nga mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.

Bukuroshja, e cila mban 227 mijë njerëz në Instagram, së fundmi mori vëmendje me disa poza artistike e njëherësh provokuese që ka publikuar.

Duke pozuar nga një shtrat e veshur me një fustan të shkurtër, Dubova duket në formë të mahnitshme.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shkenda Dubova

Ajo po ashtu ka vënë në fokus gjërat e shtrenjta dhe çantat e markës ‘Louis Vuitton’ që posedon.

Shkenda ndërkaq muaj më parë tregoi se është beqare dhe se është ndarë nga i fejuari i saj, Labi. /Telegrafi/