Ka një kohë të gjatë që është shkëputur nga skena muzikore shqiptare.
Fjala është për artisten nga Gjilani, Shkenda Dubova, e cila prej vitesh nuk ka qenë aktive me ndonjë projekt të ri muzikor.
Megjithatë, ajo ndiqet nga mijëra ndjekës në rrjetet sociale dhe ndan me fansat imazhe e video të ndryshme.
Bukuroshja, e cila mban 227 mijë njerëz në Instagram, së fundmi mori vëmendje me disa poza artistike e njëherësh provokuese që ka publikuar.
Duke pozuar nga një shtrat e veshur me një fustan të shkurtër, Dubova duket në formë të mahnitshme.
Ajo po ashtu ka vënë në fokus gjërat e shtrenjta dhe çantat e markës ‘Louis Vuitton’ që posedon.
Shkenda ndërkaq muaj më parë tregoi se është beqare dhe se është ndarë nga i fejuari i saj, Labi. /Telegrafi/