Telegrafi

Shkenda Dubova ndan çastet romantike me të dashurin në rrjetet sociale (Foto)

Ndonëse ka disa muaj që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri, këngëtarja Shkenda Dubova vazhdon të jetë mjaft e kërkuar nga fansat, dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo preferon që herë pas here të ndajë me ndjekësit fotografi të ndryshme nga përditshmëria e saj, teksa nuk mungojnë edhe pozat provokuese.

Shkenda ka treguar se tash e një kohë është në lidhje me një mashkull, i cili nuk është personazh publik, dhe nuk ka preferuar ta zbulojë ndonjëherë identitetin e tij.

Lexo po ashtu Shkenda Dubova vjen me një pozë joshëse dhe provokuese (Foto)

Ajo është shumë e lumtur në lidhjen e saj, dhe këtë gjë e ka vërtetuar së fundmi përmes një fotografie të publikuar në Instagram Story, ku shfaqet bashkë me të dashurin në makinë teksa bëjnë “Gëzuar” me nga një gotë shampanjë.

“Të dua pa fund”, shkruan këngëtarja Dubova në mbishkrimin e fotografisë, duke treguar se është e dashuruar kokë e këmbë. /Telegrafi/

Shkenda Dubova publikon çastet romantike që kalon me të dashurin. Foto nga InstaStory.