Këngëtarja e njohur Shkenda Dubova, ka tash e sa kohë që ka krijuar te publiku më shumë imazhin si sipërmarrëse se sa si këngëtare.
Ajo vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Së fundmi, Dubova u ka mundësuar fansave të saj në InstaStory që t’i parashtrojnë ndjekësve nga një pyetje, të cilave më pas ajo do t’iu përgjigjej.
Interesim të madh te fansat duket se shpreh statusi i saj emotiv, për të cilin ajo shprehet se është beqare.
Madje në po të njëjtën pyetje të ripërsëritur nga një fans tjetër i cili i ka shkruar “A je në lidhje”, Shkenda i është përgjigjur me: “E lirë si zogu në mal”.
Kujtojmë që javë më parë u publikuan disa fotografi të këngëtares në një festë, ku shfaqej përkrah një mashkulli e që dyshohej se ishte i dashuri i saj.
Dyshimi erdhi ngase Big Mama e publikoi atë fotografi me mbishkrimin “Ju ardhshim në dasmë”, me çka krijoi përshtypjen te fansat se mos aksidentalisht zbuloi të dashuri ne Shkendës.
Sido që të jetë, vet Shkenda duket se ka refuzuar të flasë për këtë temë, duke u shprehur se është thjeshtë beqare. /Telegrafi/