Këngëtarja e njohur, Shkenda Dubova, po shijon disa ditë të mira pushimi në Malajzi.
Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi ‘të nxehta’, duke treguar momentet e këndshme që po kalon atje.
Bukuroshja nga Gjilani nuk ka hezituar që të pozojë e veshur me robdeshambër, ndërsa ka vënë në pah linjat e saj.
Ndërkohë, nuk kanë munguar edhe disa fotografi tjera me bikini pranë pishinës.
Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj të shumtë nuk mungojnë, të cilët vazhdojnë ta komplimentojnë për vijën e trupit.
Shkenda ndërkohë ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat.
Megjithatë ajo vazhdon të jetë e përfolur në media, dhe shkas për këtë bëhen shpesh fotografitë provokuese që ajo publikon në rrjetet sociale. /Telegrafi/