Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkenda Dubova, është e njohur për publikun edhe si sipërmarrëse e disa qendrasve të dobësimit në Kosovë.
Tani ajo është duke e zgjeruar biznesin e saj, duke inauguar disa qendra të reja të dobësimit jashtë vendit.
Me këtë rast, familja dhe shoqëria e s aj i kanë organizuar një festë befasi sipërmarrëses së njohur, duke i organizuar një festë me muzikë live.
E ftuar për të performuar në këtë festë ka qenë mikja e mirë e Shkendës, këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi.
E teksa e ka ndezur atmosferën, në një moment Dubova duket se është ekzaltuar aq shumë nga muzika sa ka filluar t’i hedhë para këngëtares.
Ajo ka publikuar në InstaStory disa imazhe nga mymonet, ku shihetse atmosfera ka qenë në kulm.
Vet Shkenda Dubova më pas i falënderoi publikisht të gjithë ata që ia organizuan këtë festë befasi, për sukseset e saj të reja në ndërmarrësi. /Telegrafi/