Telegrafi

Shkencëtarët shumë afër realizimit të projektit, Nju Jork – Londër për një orë – fluturakja do të lëviz me 4 mijë km/h (Foto)

Udhëtimit hipersonic me aeroplan nga SHBA-të në Britani të Madhe është më afër se kurrë, pasi shkencëtarët kanë arritur me sukses të kryejnë testimet pasi frikësoheshin se nga shpejtësia e madhe do të shkrihen motorët e aeroplanit (që lëviz 25 herë më shpejtë sesa shpejtësia e zërit).

Hulumtuesit kanë arritur të ndërtojnë ftohës të veçantë, që ndihmojnë motorët të jenë të freskët derisa lëvizin me 3.3 Mach apo 4 mijë kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Raketa eksperimentale që është e dizajnuar të vendoset brenda një fluturake që transporton pasagjerë në mbarë botën për vetëm një orë, mund të realizohet së shpejti.

Ftohësit që i mundësojnë fluturakes të udhëtojë me shpejtësi shumë të madhe pa pasur rrezik nga shkrirja e motorëve, janë testuar me sukses nga hulumtuesit.

Ata nuk e kanë ndërmend të ndalen me kaq, pasi synojnë të testojnë një teknologji të re ku fluturakja do të mund të udhëtojë edhe me 5.5 Mach apo me 6,800 km/h për më pak se një orë nga Londra në New York.

Sipas hulumtuesve britanikë ftohësit janë dizajnuar të ulin temperaturat e larta që krijohen në ajër nga shpejtësia e madhe, ku në momente të caktuara arrijnë mbi një mijë gradë celsius brenda kabinës së pasagjerëve. /Telegrafi/