Kërkimet kanë treguar se nivelet e estrogjenit, progesteronit dhe testosteronit nuk kanë asnjë efekt në funksionin e kujtesës, lidhjet njohëse ose aftësinë për të monitoruar ose bërë dy ose më shumë gjëra në të njëjtën kohë
Prej kohësh është supozuar se cikli menstrual ndikon në punën e trurit te femrat, por hulumtimet e reja kanë treguar se hormonet gjatë menstruacioneve në fakt nuk kanë ndonjë efekt në punën mendore, transmeton Telegrafi.
“Si specialist i mjekësisë riprodhuese dhe psikoterapist, unë kam punuar me shumë gra që besojnë se cikli menstrual ndikon në funksionimin e tyre dhe punën njohëse, kështu që ekipi im dhe unë vendosëm të kontrollonim nëse kishte ndonjë të vërtetë në këtë besim”, thotë Prof. Brigitte Leeners nga Universiteti i Cyrihut, Zvicër, udhëheqëse e ekipit të kërkimit.
Pas kryerjes së një studimi në 68 gra gjatë dy cikleve, u konkludua se ndryshimet hormonale të shkaktuara nga cikli menstrual nuk shkaktojnë ndonjë ndryshim në aftësitë njohëse.
“Megjithëse mund të ketë disa përjashtime, në përgjithësi nuk ka asnjë lidhje midis aftësisë njohëse të zvogëluar dhe ndryshimeve hormonale gjatë ciklit menstrual”, tha Liners.
Të dhënat e studimit janë botuar në revistën Frontiers in Behavioral Neuroscience.
Telegrafi/