Mediat italiane shkruajnë se Juventusi do të përpiqet të shesë Alex Sandro te Chelsea, ndërsa në vend të tij ta marr Emerson Palmierin.
Nuk është hera e parë që sugjerohet ky lloj shkëmbimi, por Bianconerët janë të etur për të fituar para nga largimi i lojtarëve, pasi iu duhen për t’i mbuluar financat.
Calciomercato.com shkruan se Juve ka llogaritur mirë koston e transferimit të Alex Sandro dhe do të ishte i lumtur ta lironte vetëm që të ruante 6 milionë euro në sezon.
Menaxheri i Chelsea, Thomas Tuchel është një tifoz i njohur i lojtarit portugez, pasi e kishte dashur te Paris Saint-Germain në vitin 2018.
Në anën tjetër, Emerson Palmieri që është i lindur dhe rritur në Brazil, luan me Kombëtaren e Italisë, ka interesim nga klubet e Serie A si Juve, Inter ose Napoli.
Për shkak se ai do të vinte në Itali nga jashtë, Emerson gjithashtu do të ishte në gjendje të bënte maksimumin e uljeve të taksave.
E gjitha do të thotë që pagat e tij do t’i kushtonin Juves rreth gjysma e asaj të Alex Sandro. /Telegrafi/