Tashmë është duke u raportuar në mediat italiane dhe ato franceze se Juventusi është i gatshëm që të largojë Cristiano Ronaldon në verën e ardhshme.
Ylli portugez ka një pagë tejet të lartë dhe për shkak të moshës së tij (35-vjeçar), Zonja e Vjetër e dëshiron largimin e tij.
Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, kampioni i Serie A-së është duke menduar që të ofrojë pesë herë fituesin e Topit të Artë te Paris Saint-Germain, për shërbimet e Neymarit.
Drejtori sportiv i klubit nga Ligue 1, Loenardo nuk e ka mohuar se ish-anëtari i Real Madridit mund të kalojë në Parkun e Princave.
Mirëpo, në anën tjetër – do të jetë e vështirë për Juventusin që të transferojë brazilianin që është shumë afër rinovimit të kontratës me PSG-në.
Kujtojmë se Ronaldo ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2022, e që Biankonerët duan të fitojnë para nga shitja e tij, para se të largohet si i lirë. /Telegrafi/