Chelsea është në kërkim për të transferuar një sulmues në afatin kalimtar të janarit.
Duket se transferimi i Edin Dzekos nga Roma tashmë i përket të kaluarës pasi kërkesa e sulmuesit boshnjak për një kontratë afatgjate nuk po pranohet nga Blutë.
Me këtë rast skuadra e Antonio Contes ka kthyer sytë nga fqinjët londinez, Arsenali.
Sipas Daily Star, Chelsea dëshiron Olivier Giroudin për 20 milionë euro, por ka hasur në vështirësi pasi rivalët nuk dëshirojnë ta largojnë lojtarin në fjalë drejt Stamford Bridge.
Por, duket se Antono Conte ka gjetur një mënyrë për të bindur Arsene Wengerin t’ia lëshoi sulmuesin francez.
Chelsea është e gatshme të fus David Luizin në marrëveshjen e shkëmbimit dh me 30-vjeçarin në marrëveshje, mundësitë janë të mëdha që e gjitha kjo të finalizohet.
https://www.youtube.com/watch?v=yCyrf227zwQ
Braziliani tash e disa kohë e ka humbur vendin e titullarit te Conte pasi ai është zëvendësuar nga Andreas Christensen.
Vlen të theksohet se Arsenali është duke tentuar të transferojë edhe mbrojtësin e West Bromit, Jonny Evans. /Telegrafi/