Site icon Telegrafi

Shkëmbimi befasuese: Coutinho sërish te Interi, Lautaro zbarkon në Camp Nou

Barcelona është duke i menduar të gjitha mundësitë për të transferuar Lautaro Martinezin në këtë afat kalimtar veror.

Skuadra katalunase ka kohë që po e kërkon transferimin e sulmuesit argjentinas, mirëpo Nerazzurët vetëm në këtë verë thuhet se mund ta lirojnë lojtarin.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, kampioni i La Liga-s është i gatshëm që të përfshijë në marrëveshje Philippe Coutinhon që aktualisht qëndron në huazim te Bayern Munichi.

Bavarezët thuhet se nuk dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për ta blerë lojtarin, andaj ai do të rikthehet në Camp Nou, por jo edhe për gjatë.

Barcelona dëshiron që të ofrojë brazilianin në mënyrë që t’i marrë shërbimet e argjentinasit.

Kujtojmë se Coutinho ka qenë edhe më herët pjesë e Nerazzurëve, mirëpo nuk kishte arritur të gjente vetën, për të kaluar më pas te Liverpooli, aty ku kishte pjesën më të ndritur të karrierës së tij deri më tani. /Telegrafi/

Exit mobile version