Telegrafi

Shkëmbim sulmuesish mes Arsenalit dhe Cityt

Verën e këtij viti mund të projektohet një nga shkëmbimet më të mëdha të historisë së futbollit.

Manchester City dhe Arsenal mund te arrijnë marrëveshjen për të shkëmbyet dy yje të futbollit, si Alexis Sanches dhe Sergio Aguero.

Tashmë nuk është më surprizë fakti se të dy lojtarët kërkojnë të largohen, ndaj mund të arrihet një marrëveshje mes këtyre dy skuadrave, me Aguero që largohet nga City për te “topçinjtë” dhe Sanchez që lëviz në kahun e kundërt.

Edhe pse Arsenal i ka ofruar rinovimin ai ende nuk ka ndodhur, ndaj për të evituar një largim me parametrin zero mund të arrihet një marrëveshje me Manchester City.

Në kahun tjetër, argjentinasi Aguero nuk ka më atë besim te trajneri dhe problemet e shpeshta ia kanë pakësuar mundësinë për të qenë titullar kundrejt Juan Jesus. Ndaj mund të pranojë një transferim tek Arsenali. /Telegrafi/