Herolind Shala është rikthyer në formën e tij më të mirë.
Rikthimi në kampionatin norvegjez i ka bërë mirë mesfushorit nga Kosova, që ka gjetur formën e tij.
Me skuadrën e tij Start, Shala ka bërë tre gola në 10 ndeshje por duke shtuar edhe tre asistime për bashkëlojtarët e tij.
Përveç formës së mirë që po kalon me klubin, Shala është bërë një titullar i padiskutueshëm edhe tek Përfaqësuesja e Kosovës.
Me Startin, Shala ka arritur në gjysmëfinalen e Kupës së Norvegjisë ndërsa po luftojnë edhe të mbesin në elitë.
Në një intervistë për Telegrafin, mesfushori nga Kosova flet për rikthimin në futbollin norvegjez dhe Përfaqësuesen e Kosovës. /Telegrafi/