Telegrafi

Shkëlqimi me fanellën e Aberdeen, Ylber Ramadani në listën e dy gjigantëve skocez Celtic dhe Rangers

Ylber Ramadani po kalon vitin e tij të parë në në elitën e futbollit skocez me fanellën e skuadrës Aberdeen.

Mesfushori shqiptar ka filluar të lë gjurmë menjëherë në Skoci, ku është shndërruar në një lider të Aberdeenit, përkundër që klubi skocez pagoi vetëm 120 mijë euro për ta blerë atë.

Ramadani ka zhvilluar 15 paraqitje në kampionat në pozitën e mesfushorit defensivë, ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar në një tjetër.

26-vjeçari është njëri nga mesfushorët defensivë më të mirë në Ligën Premier të Skocisë dhe falë paraqitjeve fantastike të tij, interesim kanë shprehur dy gjigantët Celtic dhe Rangers.

Daily Record ka raportuar se dy gjigantët skocezë janë shumë të interesuar për transferimin e dyshes së Aberdeen, Ramadani dhe Miovski.

E për këtë e ka konfirmuar edhe trajneri i skuadrës Jim Goodwin duke thënë se janë të nderuar që lojtarët e tyre kërkohen nga skuadrat e mëdha.

“Është fantastike për ne si klub që kemi marrë dy lojtarë si Miovski dhe Ramadani. Ata erdhën nga njëekip që ka pasur vështirësi në ligën hungareze dhe kanë bërë kaq mirë në klubin tonë dhe në kampionatin skocez”, tha Goodwin.

“Ata kanë qenë të shkëlqyeshëm dhe është normale që ka interesime për ta”, u shpreh trajneri i Aberdeen.

Gjithsesi janari pritet të jetë i nxehtë për reprezentuesin e Kombëtares së Shqipërisë, pasi sigurisht se nëse vije një ofertë nga Celtic ose Rangers është vështirë t’i thuhet jo. /Telegrafi/