Astrit Selmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin në elitën e futbollit rumun.
Sulmuesi kosovar aktivizohet me fanellën e Dinamo Bukureshtit dhe ka qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij.
Dinamo Bukureshti ka triumfuar në xhiron e dytë 4-1 ndaj Petrolulit të Albin Berishës, derisa më meritori për këtë fitore të vendasve ishte sulmuesi kosovar.
Selmani realizoi një gol dhe bëri dy asistime duke u shpallur në fund lojtari i ndeshjes.
Falë paraqitjes fantastike, sulmuesi dardan ka zënë vend edhe në formacionin e javës nga SofaScore, derisa ishte ndër lojtarët më të vlerësuar në elitën e futbollit rumun. /Telegrafi/