Liverpooli raportohet se po përgatit 100 milionë euro për të transferuar njërin prej lojtarëve kryesor të Paris Saint-Germainit, pak ditë pasi ekipi francez i eliminoi ata nga Liga e Kampionëve.
‘Të Kuqtë’ u mposhtën pas ekzekutimit të penalltive në ‘Anfield’ të martën, pasi dy ekipet luajtën baras me rezultat 1-1 pas dy ndeshjeve në fazën e 1/8-tës.
Darwin Nunez dhe Curtis Jones dështuan të shënojnë nga penalltia pasi Gianluigi Donnarumma i priti që të dyja ato.
Një numër i madh i lojtarëve të PSG-së shkëlqyen në këto dy ndeshje, duke përfshirë Khvicha Kvaratskhelia, Bradley Barcola dhe Vitinha.
Sky Sports Germany ka raportuar më herët këtë javë se Liverpooli po planifikon një verë ndryshimesh, me Slot që po përgatitet t’i jap formë tjetër ekipit të tij.
Dhe tani është raportuar se ata do të vijnë së shpejti me një ofertë për transferimin e sulmuesit Ousmane Dembele.
Sipas mediumit spanjoll Fichajes, Liverpooli po përgatit 100 milionë euro për transferimin e ish-yllit të Barcelonës, i cili shënoi golin e barazimit ndaj Liverpoolit në ‘Anfield’.
Reprezentuesi francez ishte një kërcënim serioz për mbrojtjen e Liverpoolit dhe në moshën 28-vjeçare ai po shijon sezonin e tij më të mirë në karrierë.
Dembele ka realizuar 21 gola që nga fillimi i vitit 2025 dhe është në një pozicion të favorshëm për ta fituar Topin e Artë në rast se PSG-ja fiton Ligën e Kampionëve.
Raporti shton se PSG-jamund të kërkojë edhe më shumë se 100 milionë euro për Dembelen, si shkak i paraqitjeve të tij dhe kontratës aktuale e cila skadon në vitin 2028./Telegrafi/