Milani thuhet se po kërkon të nënshkruajë me mbrojtësin francez të Barcelonës, Jean-Clair Todibo, në janar, në huazim me mundësi të blerjes për 10 milionë euro.
Me Leo Duarten e dëmtuar dhe Mattia Caldara që po përpiqet të rimarr vetën në palestër pas lëndimit afatgjatë.
Sipas gazetës italiane Gazetta dello Sport, kuqezinjtë po shikojnë në forcimin e qendrës së mbrojtjes së tyre tek talenti i Barcelonës, Todibo.
Todibo u bashkua me gjigantët spanjollë më pak se një vit më parë nga Toulouse i Ligue 1, për një milion euro, por nuk ka gjetur kohën e duhur për të luajtur, pasi ka bërë vetëm tre paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.
Kjo përfshinte fitoren e mbrëmshme 2-1 të Ligës së Kampionëve ndaj Interit, ku francezi shkëlqeu duke bërë super-paraqitje.
Drejtori i Milanit, Paolo Maldini, mendohet se është një admirues i 20-vjeçarit dhe ka filluar bisedimet me homologun e tij të Barcelonës, Eric Abidal, për mundësinë e një marrëveshje për Todibo.
Todibo ka një klauzolë lëshimi prej 150 milionë euro, por Milani shpreson të lidh një marrëveshje huazimi me detyrim blerje për rreth 10 milionë euro.
La Gazzetta pretendon se Barcelonaa do të donte të fuste një klauzolë të riblerjes në çdo marrëveshje për francezin. /Telegrafi/