Telegrafi

Shkëlqeu me dy gola, Broja mes yjeve në formacionin e javës në Holandë

Armando Broja ka shkëlqyer në fundjavë me Vitessen në elitën e futbollit holandez, Eredivisie.

Sulmuesi shqiptar i dha triumfin skuadrës së tij në udhëtim te Den Hag 0-2 me dy gola të realizuar.

Eh paraqitja e tij është vlerësuar lartë në Holandë, ku e përditshmja holandeze Voetbal Flitsen e ka përfshirë atë në formacionin e javës. Përveç sulmuesit të talentuar shqiptar, në mesin e 11 më të mirëve janë edhe yje të tjera si Mario Gotze, Dusan Tadic apo Davy Klassen.

Për reprezentuesin shqiptar kjo ishte hera e parë që përfshihet në formacionin e javës. Kujtojmë që Broja këtë edicion ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Vitessen ku ka shënuar tre gola.

19-vjeçari është i huauzar tek skuadra holandeze nga gjiganti anglez Chelsea deri në qershor të vitit 2021. /Telegrafi/