Real Madridi e ka demoluar Celta Vigon në kuadër të javës së katërt në La Liga, pasi fituan 5-2.
Golat për Los Blancos i realizuan Karim Benzema me het-trik, Vinicius Junior e Eduardo Camavinga, e për Celtan shënuan Santi Mina dhe Franco Cervi.
Real Madridi ishte ekip më i mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.27, me Celta Vigon që u vlerësua 6.47.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte padyshim Benzema që realizoi tre gola dhe u notua me 9.8.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Nestor Araujo që u vlerësua me 5.6.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja ekipeve: