Chelsea ka dështuar të fitojë në shtëpi ndaj West Hamit në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier, pasi humbi me rezultat 1-0.
Golin e vetë në këtë takim e shënoi Aaron Cresswell në minutën e 48-të, me një asistim nga Pablo Fornlas.
‘Çekanët’ ishin skuadër më e mirë në fushë, derisa morën notën e përgjithshme 7.05, ndërsa The Blues u vlerësua me 6.74.
Lojtari me paraqitjen më të mirë ishte befasisht mbrojtësi i Chelseat, Reece James, që mori notën 8.1.
Në anën tjetër, dështimi i ndeshjes i takoi po ashtu skuadrës së Frank Lamaprd, pasi Jorginho kishte paraqitje të dobët, me vlerësimin 5.8.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/