Telegrafi

Shkëlqejnë Aguero e Mahrez: Aston Villa 1-6 Manchester City, notat e lojtarëve

Aston Villa vs Manchester City (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Manchester City e ka mposhtur 6-1 Aston Villan në kuadër të javës së 22-të në Ligën Premier.

Golat për Citizens i shënuar, Sergio Aguero (28’, 57, 81’), Riyad Mahrez (18’, 24’) dhe Gabriel Jesus (46’), ndërsa golin e vetëm për vendasit e realizoi Anwar El-Ghazi (90+1).

Manchester City ishte dukshëm skuadër më e mirë në fushë dhe u vlerësua me 7.54, derisa Villa mori vlerësimin 5.85.

Aston Villa vs Manchester City (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Lojtarët më të mirë në këtë takim ishin sulmuesi argjentinas dhe algjeriani që morën notën 10-të shkaku i golave të shënuar.

Në anën tjetër, dështimi i këtij takimi doli të jetë Danny Drinkwater me vlerësimin 4.8.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Aston Villës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Manchester Cityt (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/