Telegrafi

Shkeli urdhrin mbrojtës dhe e sulmoi fizikisht, dërgohet në mbajtje i dyshuari në Suharekë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka sulmuar fizikisht e me këtë rast ka shkelur urdhrin mbrojtës lëshuar nga gjykata kompetente.

Rasti ka ndodhur të enjten në ora 17:00 në Suharekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/