Site icon Telegrafi

Shkeli masat anti-COVID, norvegjezi deshi të skijon bjeshkëve përgjatë kufirit me Suedinë – e gjejnë ekipet e shpëtimit  

Ekipet e shpëtimit mezi kanë arritur ta shpëtojnë norvegjezin i cili kishte dashur të skijoj përgjatë vijës kufitare me Suedinë, për të shmangur masat e rrepta kufizuese në Norvegji – por u godit nga moti i ligë, shkruan BBC.

“Për të shmangur masa, vendosi ta kalojë kufirin përmes bjeshkëve”, ka thënë Trond Helge Roning, anëtar i ekipit norvegjez të shpëtimit, transmeton Telegrafi.

Ronin që jeton në fshatin norvegjez Tajdal, rreth të 50-ve ishte i tëri i lagur kur e gjetën ekipet e shpëtimit.

Megjithatë, moti i ligë e “goditi” gjatë udhëtimit të tij. Ai u shpëtua nga një banor lokal, i cili e la me dy peshkatar në liqenin më të afërt – para se të haste më pas në ekipin e shpëtimit.

Norvegjezi kishte shkelur masat, ku në kufi është dashur të tregoj testin negativ të COVID-19, dhe më pas të futet në karantinë prej 10 ditëve. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version