Telegrafi

Shkel këmbësorin në Podujevë, ngasësi ikë nga vendi i ngjarjes

Foto: Arkiv

Policia e Kosovës njofton se në Podujevë dje kanë ndodhur dy aksidente trafiku.

Sipas raportit policor dy këmbësorë kanë marr lëndime të rënda trupore dhe gjendja e njërit është e rëndë.

Raporti policor:

Podujevë 03.11.2019-19:30. Ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshirë në aksident me lëndime trupore ka qenë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull K/Shqiptar i cili është duke marrë tretman mjekësor në QKUK. Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksident trafiku është larguar me automjetin e tij prej vendit të ngjarjes në drejtim të panjohur dhe deri më tani është person i panjohur. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është e rëndë por jashtë rrezikut për jetë.

Prishtinë 03.11.2019 – 14:55. Është raportuar për një aksident trafiku, ku të involvuara kanë qenë një automjet me ngasës mashkull K/Shqiptar dhe një këmbësor mashkull K/Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje./Telegrafi/