Telegrafi

Shkatërrohet Ferrari i rrallë që kushton mbi një milion euro

Për shumë njerëz rasti për të vozitur një super-veturë, veçanërisht një Ferrari të rrallë siç është F50, mbetet vetëm ëndërr.

Por, kështu nuk ishte edhe për një shofer britanik. Përvoja e tij që të vozis njërin nga 300 Ferrarit e prodhuar, shkoi keq dhe modeli i rrallë u shkatërruar pothuajse tërësisht kur ai goditi një shtyllë elektrike.

Ferrari F50, që vlerësohet të ketë kushtojë mbi një milion euro, është shkatërruar keq sa riparimi kushton gati aq sa vlera e tij, por vozitësi mund të jetë i njohur për një gjë. Ai mund të bëhet vozitësi i parë britanik që bën aksident me veturën më të shtrenjtë, transmeton Koha.net.

Ky model është njëri nga 349 veturat që është prodhuar për të shënuar përvjetorin e 50-të të prodhuesit italian.

Në bazë të testimeve të realizuara më herët, F50 shpejtësinë 100 kilometra në orë e arrinte vetëm për tre sekonda.