Site icon Telegrafi

Shkarravitet shtëpia e Branko Geroskit, pronar i portalit PlusInfo (Foto)

Branko Geroski me një postim në Facebook ka njoftuar se shtëpia e tij është shkarravitur me grafite ofenduese, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Ja, kështu është shkarravitur banesa ime mbrëmë në Ohër. Rasti është paraqitur në polici dhe e kam njoftuar kryetarin e komunës Nikolla Bakraçeski. Fqinjit tim Gruevski i them se e kam pranuar mesazhin. Tani e di se pse dje ndodhi diçka që nuk ishte e rastësishme. Vetëm të dish se nuk frikohem. Bleje nesër gazetën ”Slloboden Peçat”, dhe do të shohësh çka ka aty. Krejt këtë gjë që e bën, nesër duhet ta spjegosh para fëmijëve të tu. Nuk do të jetë e lehtë” shkruan Geroski në Facebook.

Përveç portalit PlusInfo, Geroski udhëheq edhe me gazetën ditore ”Slloboden Peçat”. Në shtëpinë e tij ishte shkruar ”Kopil”, ”Deri në vdekje VMRO”, ”Shko pirdhu”./Telegrafi/

Exit mobile version