Maurizio Sarri është shkarkuar nga Juventusi – pasi eliminim nga Liga e Kampionëve ia kanë vështirësuar gjërat.
Trajneri italian nuk arriti të kualifikonte Zonjën e Vjetër në çerekfinale të garës më të madhe për klube në Evropë, duke u eliminuar nga Lyoni.
Sipas asaj që raporton gazetari Fabrizio Romano dhe Goal.com, Sarri është shkarkuar, derisa kampioni i Serie A tashmë ka gjetur zëvendësuesin e tij.
BREAKING – Juventus has sacked Maurizio Sarri. Official statement soon. They'll go for a new manager. ⚪️⚫️ #Juventus @SkySport @DiMarzio
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 8, 2020
Mauricio Pochettino është kandidati më serioz për të marrë drejtimin e skuadrës italiane, gjersa është aktualisht është i papunë.
Argjentinasi ishte shkarkuar nga Tottenham Hotspuri në fund të vitit të kaluar, ndërsa tani është i gatshëm që të drejtojë një skuadër dhe ajo mund të jetë Juventusi. /Telegrafi/
Maurizio Sarri sacked by Juventus. Perfect job for another Mauricio
— Kaveh Solhekol (@SkyKaveh) August 8, 2020