Site icon Telegrafi

Bie qeveria e Malit të Zi

Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi kanë shkurtuar mandatin e Qeverisë.

Parlamenti malazez ka votuar mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së shtetit malazez të udhëhequr nga Zdravko Krivokapiq, raporton rtcg.

Për shkarkimin e 63-vjeçarit, Krivokapiq kanë votuar 43 deputetë ndërsa 11 votuan kundër. Gjithsej votuan 54 deputetë.

Lexo po ashtu Nuk shkurtohet mandati i Kuvendit të Malit të Zi - pritet seanca për shkarkimin e kryeministrit Zdravko Krivokapiq

Theksojmë se paraprakisht kuvendi kishte votuar kundër shkurtimit të mandatit të vetë pasi që me shumicë të votave nuk ka hy as një rendin e ditës.

Fillimi i Kuvendit është vonuar me gati katër orë për shkak të seancës së Komisionit për Sistemin Politik, Gjyqësi dhe Administratë.

Lexo po ashtu Abazoviq: Ne duam një qeveri të pakicës

Ndryshe, lideri i URA-s, Dritan Abazoviq ka propozuar tashmë të krijohet një qeveri të re të pakicës, ku disa prej përfaqësuesve të minoritetet e kanë propozuar pikërisht Abazoviqin për kryeministër. /Telegrafi/

Exit mobile version