Site icon Telegrafi

Shkarkimi i zv.kryeshefit të KRU “Prishtina”, Hajdari tregon shkeljet që kanë gjetur

Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari, ka treguar shkeljet që kanë gjetur në menaxhmentin e KRU “Prishtina”, pas shkarkimit të zv.kryeshefit.

Hajdari para mediave ka deklaruar se menaxhmenti kishte performancë negative ndër vite.

Lexo po ashtu Kurti njofton për shkarkimin e zv.kryeshefit të KRU "Prishtina"

“Humbjet kanë qenë për 58 për qind, ku tregon performancë negativ nga viti në vit. KRU Prishtina 58 për qind të ujit nuk mundet me faturua fare. KRU Prishtina ka paguar 200 mijë nga ndëshkimi, dhe nuk ka siguruar kushte paraprake për zbatim projekti. Nën drejtimin e këtij menaxhmenti ka paguar bonuse 109 mijë euro për punëtorët, edhe pse kishte punuar me humbje prej mbi 700 mijë euro. KRU Prishtina kishte blerë automjete të përdorura, dhe kishte trajtuar konsumatorët me standarde të dyfishta. Mbi 30 punëtorë të punësuar nuk ishin deklaruar, ku ishin shmangur deklarimet të punësuarave”, ka thënë ministrja në detyrë.

Po ashtu, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se vendimet për shkarkime janë marrë në përputhje me ligjin për ndërmarrjet publike me qëllim të ndaljes së degradimit të kësaj ndërmarrje./Telegrafi/

Exit mobile version