Site icon Telegrafi

Shkariq: Ivanov me lojë të poshtër i ka robëruar dëshmitarët e PSP-së

Presidenti Gjorge Ivanov ka bërë një manipulim të rëndë dhe tregoi ligësinë me vendim/tërheqejn e fundit për falje vetëm të 22 personave, të cilat ai thotë se janë persona të ekspozuar politikisht, tha profesori i së Drejtës kushtetuese, Svetomir Shkariq, transmeton Telegrafi Maqedoni.

‘Ata që duhet të dëshmojnë, tani janë robëruar. Të heshtur janë. Mbeten të falur edhe ata që nuk mund të shfrytëzohen hetime nga PSP-ja: Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Sasho Mijalkov, Kiril Bozhinovski, Martin Protogjer Toni Jakimovski, Koce Trajanovski dhe të tjerët. Ata që mbetën të falur nga radhët e dëshmitarëve janë të rangut të dëshmitarit, Kosta Krpaç’ paralajmëron profesor Shkariq.

Ai vlerëson se kjo është një lojë e madhe e grupit rreth Gruevskit, e cila zbatohet përmes përmbaruesit Ivanov ku profesori porosit se shanset për sukses janë te PSP. /Telegrafi/

Exit mobile version