Telegrafi

Shkaku i penalltisë që nuk iu dha Florian Loshajt, ndërpritet ndeshja Istanbulspor-Trabzonspor

Një incident kontrovers i ndodhur në minutën e 79-të të ndeshjes bëri që lojtarët e Istanbulsporit të lënë fushën e lojës.

Gjatë një momenti të ndeshjes me Trabzonsporin, ata kishin bërë kërkesë për një penallti pas një ndërhyrjeje të diskutueshme ndaj lojtarit Florian Loshaj.

Megjithë këtë, gjyqtari qëndroi në vendimin e tij dhe refuzoi të jepte një penallti.

Pas kësaj ndodhie, presidenti i Istanbulsporit, Ecmel Faik, mori një vendim të paprecedentë: ai urdhëroi tërheqjen e ekipit të tij nga loja.

Akti i tërheqjes së ekipit nga fusha në minutën e 79-të pasqyron pasojat e një vendimi arbitral që klubi e ka vlerësuar si të padrejtë dhe të pandikuar nga rregullat e lojës. /Telegrafi/