Telegrafi

Shiu me baltë si pasojë pluhurit saharian – pamje nga Prishtina

Reshje të shiut të shoqëruara edhe me baltë, si pasojë e pluhurit saharian, janë paralajmëruar për të enjten në Kosovë.

Reshje të shiut të përzier me baltë gjatë ditës ka pasur në Prishtinë.

Lexo po ashtu Vranët dhe "shi me baltë", si pasojë pluhurit saharian

Ky nuk është fenomen i pazakontë, pasi reshje me pluhur ka pasur edhe viteve të tjera në Kosovë.

Ndryshe, platforma meteorologjike “Meteo Kosova” ka njoftuar se në Rrafshin e Dukagjinit ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C. /Telegrafi/

Për të parë parashikimin e motit për sot dhe ditët në vazhdim në Kosovë, Shqipëri, rajon dhe botë, kliko këtu.