Manchester Unitedi pritet të lejojë largimin e disa lojtarëve gjatë verës, para se të bëjë përforcime për sezonin tjetër.
Paul Pogba dhe Romelu Lukaku janë dy lojtarët që prijnë në listën e largimeve të Djajve të Kuq, transmeton KP.
Për francezin besohet se do të transferohet te Real Madridi, derisa për Lukakun situata paraqitet ndryshe.
Serie A mund të jetë një destinacion për belgun, por mund të ndodhë që ai të transferohet edhe në ndonjë kampionat tjetër, por klubet janë të informuara se duhet të paguajnë 80 milionë funte (92.5 milionë euro).
Thënë ndryshe, nga largimet e Pogba (për të cilin klubi kërkon 120 milionë funte) dhe Lukakut, United pritet të mbushë arkat me plot 200 milionë funte (231.5 milionë euro).
Një shifër që do t’i japë mundësinë anglezëve të kenë akoma më shumë para për të shpenzuar në blerjen e futbollistëve të rinj.