Telegrafi

Shitje rekord e bluzave “Winter is here”, të linjës së reperit Capital T (Foto)

Reperi i njohur Capital T ka qenë shumë aktiv gjatë gjithë vitit me projekte të reja, derisa në tetor solli projektin e tij më të madh muzikor, albumin “Winter is here”.

Një album i plotë me këngë të reja, shënoi suksesin më të madh të artistit, duke shënuar shifra të larta blerjesh në internet.

Përveç albumi, Kapo ka prezantuar pak ditë më parë edhe linjën e tij më të re të bluzave duks, të cilat në dizajnin e tyre kanë të shkruar emrin e albumit “Winter is here”, si dhe një hijezim të portretit të vetë artistit.

Ata gjenden në tri lloje në treg, me ngjyrat: blu, e hirtë dhe e zezë, gjersa mund të porositen online, përmes informatave që gjenden në llogarinë e Instagramit të artistit.

Sipas informatave, në vetëm tre orë pasi linja është prezantuar, ka pasur rekord shitjes, nga kërkesat e shumta prej fansave të reperit.

Kjo ka vërtetuar, që numri i personave që duan një bluzë të tillë nga linja e re e reperit Capital T, është i madh. /Telegrafi/