Site icon Telegrafi

Shitësi më i madh i fanellave në MLS, Carlos Vela: Ardhja e Messit? Nuk ka rëndësi kush ndodhet në skuadrat tjera

(Foto: Getty)

Ylli i Los Angeles FC, Carlos Vela, nuk frikësohet për një ndryshim në garën për titull përkundër transferimit te Lionel Messit te Inter Miami.

Superylli argjentinas ka vendosur ta vazhdojë karrierën në MLS, mirëpo kjo nuk e shqetëson ish-sulmuesin e Arsenalit.

LAFC ndodhet aktualisht në pozitën e tretë në Konferencën Perëndimore me më pak ndeshje të zhvilluara në raport me klubet që ndodhen më lartë.

Lexo po ashtu Fanellat më të shitura në MLS: Bale në krye të listës, Shaqiri në top 10

Në anën tjetër, Inter Miami është i fundit në Konferencën Lindore dhe rrezikon që të mungojë në ndeshjet e ‘play-off-it’.

Vela është aktualisht futbollisti që shet më së shumti fanella në Major League Soccer, mirëpo kjo padyshim se do të ndryshojë pas prezantimit të Messit.

“(Arritja e Messit) është lajm i shkëlqyer për MLS-në, por unë akoma mendoj se ne jemi ata që duam ta fitojmë titullin. Nuk ka rëndësi kush ndodhet në skuadrat tjera. Planet nuk ndryshojnë”, është shprehur ai për TUDN. /Telegrafi/

Exit mobile version