Site icon Telegrafi

Shiten brenda 24 orësh të gjitha biletat për takimin e zjarrtë mes Joshuas dhe Usyk

Përballja e peshave të rënda mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk ka zgjuar interesim të madh dhe të gjitha biletat janë shitur për 24 orë.

31-vjeçari mban tituj si WBA, WBO dhe IBF, ndërsa do të tentojë të fitojë kundër ukrainasit të pamposhtur në stadiumin Tottenham Hotspur më 25 shtator.

Fituesi i medaljes së artë olimpike Joshua u urdhërua nga ËBO për të luftuar me Usyk, pasi dueli i tij me Tyson Fury nuk u jetësua për këtë vit.

Lexo po ashtu Iron Mike tregon se si do t'ia dilet ndaj boksierëve më në formë aktualisht

Dhe përkundër mbështetësve të lënë të zhgënjyer që ndeshja nuk u materializua, tifozët kanë vepruar shpejt për të parë nga afër një tjetër duel të AJ.

Matchroom ka njoftuar se biletat janë shitur brenda një dite ndërsa 60,000 tifozë po përgatiten të dynden në kryeqytetin e Anglisë.

Lexo po ashtu Joshua refuzoi ofertën mbi 10 milionë euro për t’u larguar nga Hearn

Joshua nuk ka qenë në aksion që kur ka e nokautoi veteranin bullgar Kubrat Pulev në dhjetor.

Por, ai është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe kërkon të fitojë ndaj ukrainasit që është një kundërshtar i papërshtatshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version