Nga të rejat më fundit që vijnë nga Pallati i Kongreseve, ku është mbajtur Kënga Magjike, mësojmë se ishte Stine ai që ka nisur sherrin ndaj Florit.
Kjo gjë ka ndodhur për shkak të pikëve.
Kështu mëson lajmi.net nga burime të afërta nga vendi i ngjarjes.
Stine i ka dhënë Florit 26 pikë (30 është maksimumi), kurse Flori nuk e ka vlerësuar aq shumë atë.
Kështu, Stine është nervozuar dhe e ka goditur atë mes tjerash me gjësende të forta.
Mësohet se ndër kolegët që i kanë ndarë nga zënka ka qenë Stresi, kurse janë parë edhe shenja gjaku në vendin e ngjarjes.
Besohet se Flori tashmë ka marrë trajtimin nga mjekët. /Telegrafi/