Telegrafi

Shikuesit me sy të mprehtë vërejtën një “mesazh të fshehur për coronavirusin” në performancën e fundit të Rita Orës

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, pak ditë më parë performoi në ngjarjen e madhe “Sport Relief 2020” në Manchester, duke interpretuar për herë të parë live këngën e saj “How to be lonely”.

Shikuesit e shfaqjes “Sport Relief” ishin të bindur që kënga e re e Rita Orës që ajo performoi ishte dedikuar për coronavirusin vdekjeprurës dhe vetë-izolimin.

Ata vunë re një mesazh të fshehtë në lidhje me coronavirusin në performancën e artistes shqiptare, shkruan The Mirror.

Ndërsa ajo interpretonte vargjet, fansat reaguan në Twitter, duke bërë shaka dhe duke thënë se titulli i këngës është për të ardhur keq. “How to be lonely” në shqip do të thotë “Si të jesh i/e vetmuar”.

Ata pyesnin veten nëse kënga ishte një dedikim ndaj vetë-izolimit, pasi shumë njerëz në të gjithë botën janë karantinuar për shkak të virusit vdekjeprurës.

“A është ironike që Rita Ora po këndon ‘How to be lonely’ në ‘Sport Relief 2020’ kur kaq shumë njerëz po izolohen?”, shkroi një ndjekës i shfaqjes.

“A po izoloheni këtë fundjavë? Epo, ja Rita Ora me ‘How to be lonely’”, shkroi me shaka një tjetër.

Lexo po ashtu Edhe Rita Ora e mohon lidhjen me Joey Essex, me të cilin u fotografua duke dalë nga apartamenti i saj

Një i tretë shtoi: “Një këngë shumë e përshtatshme për të filluar ‘Sport Relief 2020’ me të gjitha problemet e Covid-19 dhe të flasësh për vetë-izolimin ‘si të jesh i/e vetmuar’, nuk mund ta bësh atë”.

Një tjetër fans i shfaqjes shkroi: “Rita Ora dhe valltarët e saj të veshur si mjekë. Pak a shumë prekëse duke e shikuar këtë performancë”.

Pas pak, një “kor ndërgjenerues” i përbërë nga njerëz të moshuar dhe fëmijë të vegjël gjithashtu duhej të performonin në shfaqje.

Por për shkak të frikës nga virusi, i cili mund të jetë vdekjeprurës për njerëzit e moshuar, vetëm gjysma e korit u shfaq në shfaqje (gjysma më e re).

Fëmijët e këndshëm kënduan një interpretim të bukur të “You’ve got a friend in me.”.

Prezantuesit Gary Lineker, Paddy McGuinness dhe Alex Scott dolën në skenë për të prezantuar interpretuesit e radhës.

Gary shpjegoi se vetëm gjysma e korit ishte e pranishme, kjo për shkak të sigurisë që gjysma tjetër, përkatësisht gjysma më e vjetër duhej të qëndronin në shtëpi. /Telegrafi/