Telegrafi

Shikoni tetë trepikëshat e Kyle Korverit kundër Indiana Pacers (Video)

Mbrëmë janë zhvilluar 12 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë në NBA.

Një ndër ndeshjet më të forta u zhvillua në palestrën e Indianas “Bankers Life Fieldhouse”.

Lexo po ashtu Cavaliers dhe Golden State shënojnë fitoret e radhës (Video)

Cleveland Cavaliers triumfuan kundër vendasve të Pacers me rezultat 132-117, ku basketbollistët më efikas te kampioni ishin Kyrie Irving dhe Kyle Korver me nga 29 pikë secili duke lënë në hije LeBron Jamesin që realizoi katër pikë më pak se dyshja e lartpërmendur, transmeton Telegrafi.

Madje, Korver u dallua me lojë pasi realizoi tetë trepikësha në fitoren e 36 sezonale të Cavs.

Për më tepër, shikoni videon e mëposhtme. /Telegrafi/