Telegrafi

Shikoni si duket Golf GTD i ri (Foto)

Një muaj pasi publikoi fotografitë zyrtare të modelit të ri të Golf GTD Variant, Volkswageni e ka prezantuar këtë makinë në edicionin e 85-të të Panairit të Gjenevës.

Volkswagen Golf GTD (Gran Turismo Diesel) është vetura më e re në familjen më të madhe të automobilizmit në botë.

Ky model mban motorin e njëjtë të Golf GTD-së të prezantuar dy vjet më parë. Golf GTD i ri ka motor 2.0 litër me katër cilindra dhe me 184 KF, transmeton koha.net.

Përpos që është më i shpejtë, modeli i ri është edhe më kursimtar. Golf GTD i ri arrin shpejtësinë nga 0 në 100 km/h për 7.9 sekonda, ndërsa në 100 kilometra shpenzon vetëm 4.4 litra.

Dritat bi-xeonon, kulmi i zi dhe rrotat me madhësi 17-inç e zbukurojnë edhe më shumë modelin e ri gjerman, transmeton Koha.net. Ata që preferojnë modelet Sport, Volkswageni ka premtuar se mund të pajisen me një “Paketë” që vjen me specifika të veçanta dhe me rrota më të mëdha.

Grupi Volkswagen ka njoftuar se çmimi i kësaj veturë është 31 mijë euro, ndërsa shitja nis muajve të ardhshëm. /Telegrafi/