Kryetari i Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci, të martën refuzoi t’ia japë dorën kryetarit të KB Pejës, Art Gashit. E për atë që ndodhi, ai vendosi të sqarohet për emisionin Minuta e Fundit në Klan Kosova.
Ndër të tjera kryetari i bardhekaltërve refuzon ta pranojë se bëri gjest josportiv e as të kërkojë falje.
“Ai ose pjesëtarët e klubit të tij e shajnë një qytet të tërë me nënë, kjo është fyerja, ky është ofendimi. Atje duhet të kërkohet kultura, jo këtu. Unë ia kam kthyer me masën më të butë të mundshme”.
LEXONI PO ASHTU:
“Veprimi i Stavilecit ishte i ulët dhe josportiv”
Skandaloze: Gjesti i ulët i Blerand Stavilecit, refuzon t’ia japë dorën Art Gashit (Video)
“Është ‘fair-play’ kur lidhet me atë çfarë ka bërë ky person dhe nuk mund të shikohet ‘fair-play’ mbi bazën e asaj se a ia ke shtri apo nuk ia ke shtri dikujt dorën. Nuk ia shtri dorën dikujt që ma shan klubin dhe qytetin çdo ditë”.
“Ka pasur video të një lojtari të Pejës, i cili fyen me nënë të gjithë prishtinasit dhe klubi nuk e bën asnjë kërkimfalje, asnjë denoncim. Përsëri vijnë këtu pa asnjë problem, përsëri bëjnë provokime, sharje fyerje…”, ka thënë mes tjerash Stavileci.