Arsenali është eliminuar nga Watfordi në raundin e gjashtë Kupës FA dhe tifozët e Hornets janë argëtuar tej mase në Londër.
Skuadra e Quique Sanchez Flores fitoi me rezultat 2-1 në Emirates për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, ndërsa një tifoz i këtij klubi i ka ngacmuar kundërshtarët edhe jashtë stadiumit.
Ai e ka ndalur veturën për t’i pyetur disa Topçinj se në cilin drejtim shkohet për në Wembley (atje ku do të zhvillohen gjysmëfinalet).
Crystal Palace dhe Everton janë dy klubet tjera që e kanë siguruar pjesëmarrjen në katër skuadrat e fundit, ndërsa gjysmëfinalisti tjetër do të vendoset ndërmjet West Hamit dhe Manchester Unitedit. /Telegrafi/
Do you know where Wembley is mate ? pic.twitter.com/NYMpKlD93u
— Ryan (@RyRichardperry) March 13, 2016