Site icon Telegrafi

“Shikoni llogaritë e juaja bankare”, Laporta ia ‘mbyll gojën’ Nagelsmannit dhe i dërgon një mesazh Bayernit dhe klubeve tjera

Lëvizjet e Barcelonës në këtë afat kalimtar kanë ngritur disa dyshime. Njerëz nga Bayern Munich dhe Chelsea kanë shprehur tashmë shqetësimin e tyre me faktin se Blaugranët po shpenzojnë shumë pavarësisht problemeve të tyre financiare.

Gjatë një ngjarjeje në Manhatan për të promovuar marrëveshjen mes klubit dhe UNHCR-së, agjencia e OKB-së për refugjatët, Joan Laporta foli për transferimet e Barcelonës.

Ai i dërgoi një mesazh edhe Bayern Munichut pasi trajneri Julian Nagelsmann kritikoi investimet e klubit.

Lexo po ashtu “Klubi i vetëm në botë që nuk ka para dhe kryen transferime” – Nagelsmann nuk e di se si ia bën Barcelona

“Ajo që unë do të kërkoja është që Bayern Munich të kontrollojë në llogarinë e tyre bankare”, ka thënë fillimisht Laporta.

“Ata kanë marrë shumë para për transferimin e Lewandowskit. Unë i respektoj të gjithë dhe nuk ndërhyj në financat e të tjerëve”.

Laporta ishte kritik ndaj klubeve të tjera që po komentojnë situatën financiare të Barcelonës pa pasur informacion adekuat për çështjet e tyre.

Lexo po ashtu Presidenti i La Ligas, Tebas: Barcelona në rrugën e duhur për të regjistruar transferime të reja

“Unë u jap atyre përfitimin e dyshimit se ndoshta ata menduan se ne nuk mund ta bënim atë, por ata nuk e kishin vlerësuar forcën e Barcelonës dhe lëvizjen e bordit të ri”.

“Është mungesë njohurie, mungesë informacioni për klubin tonë. Levat e kanë forcuar shumë klubin. Tashmë kemi kthyer faqen”, përfundoi presidenti i Barçës. /Telegrafi/

Exit mobile version