Telegrafi

Shikoni këtë gol të djalit të Ronaldos, a po i ndjek hapat e babait? (Video)

Cristiano Ronaldo është një prej futbollistëve më të mirë në botë dhe këtë e ka dëshmuar disa herë, përkundër se nuk ka kaluar mirë në dy ndeshjet e Portugalisë në ‘Euro 2016’.

Dhe duke qenë se ai është baba i një djali, shumëkush pyetet nëse fëmija i tij do të ndjekë hapat e portugezit.

CR7 ka publikuar një video në Instagram, në të cilën djali i tij gjashtëvjeçar tregon aftësitë në futboll.

Ndërsa shumë komentues kanë shkruar thënien: “Si babai, ashtu edhe i biri”. /Telegrafi/