Telegrafi

Shikon film në telefon, teksa është duke vozitur (Video)

Në Cheshire të Britanisë së Madhe, një çiklist e ka regjistruar momentin kur një shofere po shikonte film në telefonin e saj.

Ai i afrohet gruas dhe i thotë nëse është duke shikuar film, por ajo e mohon, transmeton Telegrafi.

“Unë kam humbur miq nga shoferë si ti, që shikojnë në telefon derisa janë duke vozitur”, dëgjohet duke thënë më tej çiklisti.

Gruaja që shihet e censuruar në video, thotë se ishte duke e “dëgjuar një film”! /Telegrafi/