Restorant Driada në fshatin Gajre të Tetovës është përzgjedhja jonë e kësaj fundjave, për ta prezantuar deri tek lexuesit e Telegrafit si storje suksesi.
Me mikpritje të ngrohtë, shërbim profesional e mes shumë recetave unike kryesisht të mishit, në Driada për ne shërbyen Fileto Viçi në gjalpë – në tavë të nxehtë.
Procesi i përgaditjes së kësaj recete ishte një procedurë interesante.
Në fillim nxehej tava në furrë druri rreth gjysëm ore, deri sa e merrte një temperaturë të qëndrueshme, në ndërkohë pjesa e mishit ishte gjysëm e pjekur dhe në momentin që tava ishte e nxehur mjaftueshëm, në të hidhej gjalpi i pakripshëm dhe shkrihej, teksa pjesa e mishit pritej në fileto më të holla dhe vendosej për gatim në tavolinën e klientit, me ç’rast vetë ai mund të shërbehej varësisht siç e dëshiron mishin e pjekur për konsum.
Kjo porosi ishte për tre persona e më shumë, ndërsa shija ishte fantastike.
Në Driada gjeni gjithmonë ushqime tradicionale, gatime të mishit si dhe gatime të tjera bio, ndaj për familjarët dhe miqtë e juaj, është vendi ideal për të kaluar një drekë ose darkë së bashku. /Telegrafi/