Telegrafi

“Shihemi më 8 prill”, Don Xhoni paralajmëron lansimin e këngës “Maffia”

Don Xhoni Foto: Instagram/don_xhoni

Don Xhoni është ndër reperët ri në estradën shqiptare, që për një vit arriti të ketë sukses të madh.

Ai u bë i njohur me një ‘freestyle’, duke grumbulluar kështu me mijëra fansa që e mbështesin.

Ndërkohë, pas disa hiteve, Don ka bërë të ditur se do të sjellë një këngë të re.

Foto: Instastory

“Maffia” mban titullin prodhimtaria muzikore, për të cilën ka ndarë edhe prapaskenat e klipit.

“Shihemi më 8 prill”, ka shkruar tutje ai në mbishkrimin e një imazhi në Instagram.

“Kokaina” ndër të tjera është hiti tij i fundit, që u prit jashtëzakonisht mirë nga dëgjuesit e muzikës së tij. /Telegrafi/