Telegrafi

Shick nuk pendohet pse i dështoi kalimi te Juventusi

Sulmuesi çek, Patrik Schick nuk pendohet që kalimi i propozuar i tij te Juventusi kolapsoi pas një problemi në zemër që u gjet në testet mjekësore.

Reprezentuesi çek ishte afër një kalimi te Zonja e Vjetër në vitin 2017 nga Sampdoria derisa dy testet mjekësore zbuluan një inflamacion në zemër.

I pyetur nëse është penduar pse ka dështuar ky transferim, Schick thotë se ai nuk mendoi për këtë asnjëherë.

“A them se çka do të mund të kisha bërë? Jo, tashmë e kam mbyllur atë kapitull”.

“Kurrë nuk kam kthyer kokën prapa, nuk ja vlen ta bëj këtë. Isha krenar që kalova te Roma dhe nuk pendohem pse nuk funksionoi te Juventusi”.

“Pas raundit të parë të testeve e kam ditur se kam problem në zemër. Ata më thanë në mënyrë të drejtpërdrejt”, deklaroi sulmuesi çek.

Ai po ashtu dështoi që të përmbushë pritjet edhe te Roma. /Telegrafi/