Site icon Telegrafi

Shi dhe shkarkime rrufesh gjatë dy ditëve të ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se mot kryesisht i ndryshueshëm dhe kohë pas kohe me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, parashihet për këto dy ditë të parashikimit.

Kjo situatë meteorologjike me këto kushte, vjen si pasoj e depërtimit të masave të ajrit me presion të ulët atmosferike.

Në fushat termike do të kemi rënie të lehta në dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-27 gradë Celsius.

Në viset malore dhe përreth tyre temperaturat minimale parashihen të regjistrohen në kufijtë ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 22-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Exit mobile version